Sport

VIDEO/ Milan me frena dore, por në krye! Ndaj Torinos vendos Giroud

26 Tetor 2021, 20:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Milan me frena dore, por në krye! Ndaj Torinos vendos Giroud

ITALI-Një fitore e vuajtur për Milanin në javën e 10-të të Serisë A. Në “San Siro” kuqezinjtë mundën Torinon me shifrat 1-0 falë golit të Giruod në minutën e 14-të të takimit, duke marrë kreun e klasifikimit.

Pas golit, Milan administroi me qetësi ndeshjen, ndërsa Torino në pjesën e dytë rriti ritmin me trajnerin Juric që bëri një ekip sulmues me hyrjen në lojë të Sanabria-s, Zaza-s dhe Praet, por torinezët nuk u treguan konkretë.

Rastet për tu përmendur për skuadrën e Torinos ishin ato të Praet në minutën e 85′, por edhe në sekondat e fundit të takimit, kur Pobega nuk goditi si duhet përballë portierit Tatarusanu.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan torino milan torino

Sondazh

Poll