Sport

Ronaldos nuk i ndahen telashet/ Vila e tij është paligjshme, do të duhet të prishet!

26 Tetor 2021, 17:51 Nga DOSJA
Ronaldos nuk i ndahen telashet/ Vila e tij është paligjshme, do

PORTUGALI-Nuk ka qetësi për Cristiano Ronaldon, sulmuesi portugez po kalon një periudhë të vështirë në Angli. Manchester United u poshtërua nga Liverpool, ndërkohë portugezi tregoi shenja nervozizmi, duke shkelmuar Jones dhe Van Dijk. Por problemet nuk mbarojnë në fushë.

Pesë herë fituesi i “Topi të Artë” do të duhet të prishë një pjesë të mega vilës së tij në Geres, në veri të Portugalisë, e cilësuar si e paligjshme nga autoritetet. Duket se problemi është zgjatimi i ndërtuar nga futbollisti në pronën që vlen gati 3 milionë euro.

Ronaldo ndërtoi në mënyrë të paligjshme një fushë tenisi

Kreu i këshillit lokal, Manuel Tibo, konfirmoi se CR7 do të duhet të prishë fushën e tenisit dhe një shtesë tjetër – ndoshta rezidencën e një shërbyese – që nuk parashikohet në dizajnin origjinal të vilës. “Ronaldo ka ndërtuar jashtë zonës së planifikuar dhe kjo është e paligjshme”, tha Tibo.

Siç raporton The Sun, dokumentet e këshillit tregojnë se Cristiano tashmë ka pranuar humbjen dhe ka aplikuar për një leje prishjeje në emër të tij për të hequr qafe fushën e tenisit prej gati 300 metrash katrorë dhe aneksin 115 metra katrorë në mars të vitit 2022. Ndërkohë vila e tij në Torino kërkon një pronar të ri…

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll