Sport

Marseille-PSG si gjendje “lufte”/ 21 të arrestuar dhe 9 oficerë të plagosur

26 Tetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Marseille-PSG si gjendje “lufte”/ 21 të arrestuar dhe 9

FRANCË- Vazhdojnë trazirat në stadiumet franceze.Ngjarjet që ndodhën në “Velodrom” mes Marsejës dhe PSG, në fakt u ndot nga disa përplasje të dhunshme mes ultrasve të Marseille dhe policisë. Siç raporton RMC Sport, tifozët shkaktuan plagosjen e tetë oficerëve dhe një komisari (i cili do të shtrohet në spital për shtatë ditë), çoi në 21 arrestime dhe mund të ketë pasoja të rënda në klasifikimin e vendasve.

Marseille është sanksionuar tashmë dy herë nga disiplina për sjelljen e tifozëve dhe ndaj skuadrës së Sampaolit, në fakt, ishte në pritje dënimi me një pikë pezull pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Angers. Komisioni disiplinor i LFP do të vendosë të mërkurën, por duket shumë e mundshme që në këtë pikë të vendoset penaliteti dhe mund të paralajmërohen edhe mbyllje të pjesshme apo totale të Velodrome.

Para fillimit të ndeshjes, një person u arrestua pasi hodhi dy flakdanë drejt autobusit të skuadrës pariziene, ndërsa në hyrje të skuadrave në fushë ultrasit e Marsejës shpalosën një pankartë të gjatë kundër ligës franceze të futbollit, të quajtur “m*t”. Në anën tjetër të Velodrome, filloi hedhja e dendur e bombave tymuese. Gjatë ndeshjes Neymar u godit nga një send i fortë teksa po përgatitej të ekzekutonte një goditje këndi dhe folësit të stadiumit iu desh t’u bënte thirrje tifozëve që t’u kujtonte se ndeshja rrezikonte të pezullohej.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport marseille psg marseille psg

Sondazh

Poll