Sport

Arsenal në çerekfinalet e Carabao Cup, kualifikohen edhe Chelsea dhe Sunderland…

27 Tetor 2021, 05:27 Nga DOSJA
Arsenal në çerekfinalet e Carabao Cup, kualifikohen edhe Chelsea dhe

ANGLI – Në futbollin britanik janë zhvilluar tri ndeshje për Carabao Cup. Pas pjesës së parë pa gola, në takimin Arsenal-Leeds, ”Topçinjtë” kanë kaluar në epërsi me anë të Chambers (55’), rezultat që u dyfishua nga Nketiah (69’). Me fitoren 2-0 në “Emirates”, skuadra e Mikel Artetës siguroi një biletë për në finalet EFL Cup, siç njihet ndryshe ky aktivitet.

Gjithashtu edhe Chelsea u kualifikuar për më tej, por rrugëtimi i saj ishte me peripeci, pasi ndeshja në “Stamford Bridge” përballë Southempton përfundoi 1-1. Për “Blutë” shënoi Kai Havertz (44’), i cili realizoi me kokë, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Che Adams (47’) barazoi shifrat në 1-1. Për të përcaktuar skuadrën fituese u nevojitën penalltitë, ku lojtarët e Chelseas realizuan 4 duke u kualifikuar për më tej, pasi Southampton shënoi vetëm 3 penallti.

Ndërsa takimi tjetër, i zhvilluar po në Londër, midis QPR dhe Sunderlandit, u mbyll pa gola me rezultatin 0-0 dhe për të përcaktuar skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë. Këtu miqtë e Sunderlandit ishin më të saktë, pasi shënuan 3 herë kundrejt 1 penalltie të realizuar nga QPR, duke u kualifikuar për më tej.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “stamford bridge” përballë southempton carabao cup chelsea u kualifikuar për më tej midis qpr dhe sunderlandit në “emirates” në futbollin britanik në takimin arsenal-leeds skuadra e mikel artetës topcinjte “stamford bridge” përballë southempton carabao cup chelsea u kualifikuar për më tej midis qpr dhe sunderlandit në “emirates” në futbollin britanik në takimin arsenal-leeds skuadra e mikel artetës topcinjte

Sondazh

Poll