Sport

Vendoset paqja? Mourinho grumbullon Kumbullën për sfidën me Cagliarin

26 Tetor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Vendoset paqja? Mourinho grumbullon Kumbullën për sfidën me

ITALI-Roma do të luajë nesër në transfertë kundër Cagliari dhe trajneri Jose Mourinho ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë duel.

Në listë bie në sy emri i Marash Kumbullës, i cili u la jashtë për sfidën me Napolin për shkak të paraqitjes jo të mirë në Conference League kundër Bodo/Glimt.

Me siguri dëmtimi i Smalling e detyron “Special One” ta grumbullojë mbrojtësin e kombëtares shqiptare.Jashtë mbeten katër futbollistët e tjerë, Reynolds, Villar, Mayoral e Diawara, të cilët janë jashtë planeve të Mourinho.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kumbulla mourinho roma kumbulla mourinho roma

Sondazh

Poll