Sport

Dëmtimi i yllit Haaland, më i rëndë nga sa mendohej: jashtë fushave deri më 2022

26 Tetor 2021, 09:08 Nga DOSJA

GJERMANI – Dëmtimi i sulmuesit norvegjez Erling Haaland duket më i rëndë se sa pritej. Raportohet, se fenomeni i Borussia Dortmundit, mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2022.

Fillimisht u mendua se problemi i ijeve, që lojtari mbart dhe ankohet prej disa javësh, do ta mbante atë jashtë fushës së gjelbërt deri në dhjetor. Por sipas ‘Bild’, dëmtimi po rezulton të jetë më i rëndë nga sa supozohej më parë.

Nga ana e klubit të Dortmundit, deri tani nuk ka asnjë komunikim në këtë drejtim. Nëse thashethemet do të konfirmoheshin, ylli norvegjez Haaland do të humbiste disa sfida vendimtare: në radhë të pare, ndeshjen e kthimit me Ajax në Champions League (3 nëntor) dhe ndeshjen e madhe të Bundesligës, atë ndaj Bayern Munich (4 dhjetor).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “futbollisti i sezonit” në bundesliga për edicionin 2020/21 bundesliga gjermane fenomeni i borussia dortmundit nga ana e klubit të dortmundit sipas ‘bild’ sulmuesit norvegjez erling haaland vetëm në vitin 2022 “futbollisti i sezonit” në bundesliga për edicionin 2020/21 bundesliga gjermane fenomeni i borussia dortmundit nga ana e klubit të dortmundit sipas ‘bild’ sulmuesit norvegjez erling haaland vetëm në vitin 2022

Sondazh

Poll