Sport

Mbyllet ‘telenovela’: Wanda Nara e fal Mauro Icardin, zyrtarizohet bashkimi i çiftit

26 Tetor 2021, 09:56 Nga DOSJA

FRANCE Wanda Nara ka publikuar një postim të ri në llogarinë e saj në Instagram që duket se i jep fund telenovelës së ditëve të fundit me bashkëshortin e saj Mauro Icardi, i cili duket se ka arritur të rifitojë besimin e gruas dhe menaxheres së tij. Pas fotove dhe historive së bashku, Wanda ka postuar një mesazh të gjatë, dedikuar futbollistit argjentinas, me të cilin zyrtarizoi pajtimin e tyre, pas flirtimit me këngëtaren dhe aktoren argjentinase China Suarez.

Mesazhi i Wanda Nara për Icardin në rrjetet sociale:

“Fotografitë që kam ngarkuar muajt e fundit tregojnë se sa të lumtur kemi qenë. Megjithatë, pas asaj që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorcin. Kur e kuptoi që nuk kishte më kthim, më tha se nëse ndahej, do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund gjithë dhimbjes. Shkuam te avokati. Në dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam një marrëveshje. Megjithatë, të nesërmen më shkroi një letër: “Unë te dhashë gjithçka dhe ti me ke dhënë gjithçka, shpresoj të jesh gjithmonë e lumtur sepse kjo do të më bënte edhe mua të lumtur.” Aty kuptova një gjë: që edhe duke pasur gjithçka nuk kam asgjë, nëse nuk jam me të dhe se kjo kohë e keqe që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rendësishme është që ne të dy patëm lirinë t’i jepnim fund historisë sonë 8-vjeçare, por me shpirtin e lodhur nga qarjet patëm dhe mundësinë për të një rifillim të ri. Unë të dua”.

Lajmi është pritur me gëzim nga motra e Wanda Narës, Zaira, e cila ka ripostuar në rrëfimet e saj mesazhin e gruas së Icardit, duke shtuar: “Dashuria triumfon gjithmonë, pjesa tjetër është vetëm trillim”. Prandaj Zaira u anua plotësisht me çiftin dhe pajtimin e tyre. Mesazhin e ka ripublikuar sigurisht edhe bashkëshorti i saj Mauro Icardi, i cili i ka shtuar edhe një zemër fotos së postuar. Nga ana tjetër, Wanda ka ripublikuar historinë e bashkëshortit të saj, për të sinjalizuar se si lidhja e tyre po rikthehet për të qenë gjithnjë e më të bashkuar.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aktoren argjentinase china suarez i kërkoja mauros divorcin mauro icardi mauro pranoi të gjitha kushtet menaxheres së tij motra e wanda narës në llogarinë e saj në instagram shkuam te avokati telenovelës së ditëve të fundit wanda nara zaira aktoren argjentinase china suarez i kërkoja mauros divorcin mauro icardi mauro pranoi të gjitha kushtet menaxheres së tij motra e wanda narës në llogarinë e saj në instagram shkuam te avokati telenovelës së ditëve të fundit wanda nara zaira

Sondazh

Poll