Sport

Cristiano Ronaldo “shkarkon” Solskjaer: reagimi i tij në fushë është viral!…

26 Tetor 2021, 16:31 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo “shkarkon” Solskjaer: reagimi i tij në

ANGLI – Pas humbjes së tmerrshme 0-5 nga Liverpool, kaos te Manchester United. Aventura e Ole Gunnar Solskjaer tani duket se ka marrë fund, me zërat gjithnjë e më këmbëngulës për rikthimin e Antonio Contes në Premier League në stolin e “Djajve të Kuq”.

Ekipi duket se e ka shkarkuar edhe teknikun: video e Cristiano Ronaldos që u bë virale, është elokuente. Gjatë humbjes në “Old Trafford”, portugezi tundet në mesin e fushës në mënyrë konfuze. Një tallje me lëvizjet e trajnerit të tij?

Tabloidët britanikë janë të sigurt se po. “Disa kanë spekuluar, se portugezi mund të ketë qenë duke iu referuar taktikave të Solskjaer, i cili zgjodhi të shtypte skuadrën e Jurgen Klopp, – thekson “Mirror”. – Qasja taktike e United ka ngjallur kritika të gjera pasi Liverpooli mund të luante lehtësisht nga prapa dhe depërtonte rrezikshëm përpara. Linja e “Djajve të Kuq” ishte në lëvizje pa pushim.”

Një hipotezë tjetër është se Ronaldo po shprehte zhgënjimin e tij për mbrojtjen e United, “që dukej si një rrëmujë e çorganizuar”, ose se ishte i zemëruar me Bruno Fernandes, “për shkak të një sërë pasimesh të tij të gabuara”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “djajtë e kuq” “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp antonio contes në premier league aventura e ole gunnar solskjaer humbjes në “old trafford” kaos te manchester united në stolin e “djajve të kuq” pas humbjes së tmerrshme 0-5 nga liverpool video e cristiano ronaldos “djajtë e kuq” “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp antonio contes në premier league aventura e ole gunnar solskjaer humbjes në “old trafford” kaos te manchester united në stolin e “djajve të kuq” pas humbjes së tmerrshme 0-5 nga liverpool video e cristiano ronaldos

Sondazh

Poll