Aktualitet

Helmimi në Krujë/ PAMJET e ujësjellësit, nuk ka roje dhe kamera

26 Tetor 2021, 13:36 Nga DOSJA

KRUJË– Ujësjellësi në Krujë nuk ka as roje dhe as kamera sigurie. ‘Reporttv’ ka sigurur pamjet e ujësjellësit në Krujë, ku mungojnë thuajse tërësisht masat e sigurisë. Uji dyshohet shkaku kryesor i helmimeve masive në Krujë, ku 370 qytetarë u paraqitën në spital për të kërkuar ndihmë, mes të cilëve edhe adoleshentë dhe 70 fëmijë, e nëse analizat do të vërtetojnë këto dyshime, nuk do të jetë një çudi.

E vetmja masë sigurie është një dry që mbyll portën e rrethimit të jashtëm, por që hapet lehtësisht me dorë. Ujësjellësi i Krujës u inagurua vetëm pak muaj më parë, gjatë fushatës elektorale, ndërsa qytetarët e Krujë konsumojnë masivisht ujin e rrjetit.

LAJMI KRYESOR: Helmimi masiv në Krujë! Mbi 370 pacientë në spital, mes tyre dhe fëmijë. Nis hetimi

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes helmohen qytetaret e krujes

Sondazh

Poll