Aktualitet

Vrasja në Vlorë/ Konflikti ka nisur para 10 vitesh, xhaxhai e akuzonte për djalin

26 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Vrasja në Vlorë/ Konflikti ka nisur para 10 vitesh, xhaxhai e akuzonte

VLORË– Vrasja e dyfishtë brenda familjes Koreta në fshatin Mekat të Vlorës, duket se vjen nga një konflikt i para 10 viteve. Mësohet se Genci Koreta së bashku me djalin e xhaxhait, viktimës së djeshme, kanë jetuar dhe punuar së bashku në Greqi.

Por gjatë një aksidenti në punë, kushëriri i tij ndërroi jetë, ndërsa Genci Koreta u kthye në fshat, duke kaluar edhe një periudhë të vështirë me depresionin.

Nga ana tjetër familja e xhaxhait, Jorgjit mbante pak raportet me familjen e të vëllait dhe nipin pasi kishte rezerva dhe shpesh për vdekjen e djalit akuzonte nipin Gencin. Ndoshta kjo mund të jetë edhe shkaku i nisjes së konfliktit mes tyre.

LAJMI KRYESOR: ‘Më vrave djalin’/ Shkaku i krimit në Vlorë! Hapen dyert e morit për xhaxha e nip

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet krim i dyfishte ne vlore krim i dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll