Aktualitet

Nipi vrau xhaxhain pastaj veten, banorët: Pamë viktimat, andej e këtej

26 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Nipi vrau xhaxhain pastaj veten, banorët: Pamë viktimat, andej e

Banorët e fshatit Mekat të Vlorës kanë folur për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në familjen Koreta.

Nipi dyshohet se qëlloi për vdekje xhaxhain e tij dhe më pas veten, ndërsa banorët e zonës përveç habisë thonë se 39-vjeçari njihej si një djalë shumë i qetë dhe punëtor. Një i afër tregon momentin e parë kur i ka gjetur trupat pa jetë të xhaxhait dhe nipit të tij. Sipas dëshmisë së tij, trupi i të riut është gjendur në distancë ndërsa në dorë mbante armën e dyshuar të krimit. Vlen të theksojmë që policia vijon të jetë prezente në fshat dhe në banesën e Genci Koretës, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes dy familjarëve.

“I kemi tanët por nuk kemi dëgjuar fare ca bëhet kështu. Nuk kanë pasur probleme me njëri tjetër, djali ishte shumë i qetë. Burri im i ka njerëz të hallës, na vjen habi nga ju erdhi kjo. Nuk dimë asgjë si ndodhi”, tha një e afërme e viktimës.

“Kur vajtëm ne në orën 6, pamë që njëri ishte andej tjetri këtej. Nuk e di kush ka qëlluar, nipi kishte armën në dorë. Ngjarjen e panë xhaxhai i tij me gjithë kryeplakun janë akoma aty. Unë i kam miq dhe nuk ka pasur konflikt, ai ishte djalë shumë i edukuar, po ti thoje plac ai thoshte faleminderit”, tha një banor tjetër i fshatit.

“Nuk e dimë të saktë pse ndodhi ngjarja, një djali i vdiq, vetëm cupen kishte. Djali i vdiq në aksident, nuk dihet , në Greqi kanë qenë të gjithë ne nuk dëgjuam asgjë e morëm vesh nga televizori. Ishte djalë shumë i mirë, 39 vjec”, tha gruaja.

Burime të “Fax News”, bëjnë me dije se konflikti ka nisur para 10 vitesh, në momentin kur Genci Koreta së bashku me djalin e xhaxhait (viktimës) kanë jetuar dhe punuar në Greqi. Në një aksident në punë, djali i Jorgji Kretës ndërron jetë, ndërkohë që pranë tij gjendej Genci Koreta i cili akuzohej nga familja e xhaxhait si përgjegjës për vdekjen e kushëririt të tij.

LAJMI KRYESOR: ‘Më vrave djalin’/ Shkaku i krimit në Vlorë! Hapen dyert e mortit për xhaxha e nip

Marre nga Faxweb

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet krim i dyfishte ne vlore krim i dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll