Aktualitet

Vodhi telefonin në dyqan, policia shpall në kërkim 21-vjeçarin në Sarandë

26 Tetor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Vodhi telefonin në dyqan, policia shpall në kërkim

SARANDË– Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë pasi akuzohet për veprën penale vjedhje me dhunë. Policia bën të ditur se 21-vjeçari me incialet K.Q ka vjedhur mbrëmjen e djeshme me dhunë nën kërcënimin e thikës, një telefon në një dyqan. Policia ka nisur punën për të bërë kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin K. Q., 21 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, ka vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), një aparat celular, në dyqanin e shtetasit F. D. Punohet për kapjen e tij.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sarande shpallet ne kerkim 21 vjecari sarande shpallet ne kerkim 21 vjecari

Sondazh

Poll