Aktualitet

Policia ‘aksion’ në Tiranë, arreston 11 persona, mes tyre të riun që qëlloi policinë

26 Tetor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Policia ‘aksion’ në Tiranë, arreston 11 persona, mes tyre

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona ditën e sotme pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar persona të ndryshëm të cilët akuzohen për vjedhje, dhunë, drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Një person ka goditur me grusht një punonjës policie në Tiranë. Autori është shpallur në kërkim. Ndërkohë që janë arrestuar dy vëllezër, që akuzohen se nuk treguan krimin duke mbrojtur autorin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 arrestuan në flagrancë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, shtetasit S. K., 27 vjeç dhe A. K., 21 vjeç (vëllezër), sepse nuk kanë kallëzuar për identitetin e një shtetasi tjetër (ende i paidentifikuar) i cili ka goditur punonjësin e Policisë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim A. P, 39 vjeç( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën së sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B, 56 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Dedë Gjon Luli”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje, një aparat celular dhe një varëse floriri.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. K., 46 vjeç, A. D., 43 vjeç, B. D., 52 vjeç dhe B. B., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; E. L, 36 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasve:G. M, 22 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të ndeshjes, ka goditur me grusht shtetasit A. D dhe R. S;K. Sh, 21 vjeç, pasi në kryqezimin e “21 Dhjetorit”, pas përfundimit të ndeshjes ka goditur me grusht shtetasin E. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll