Aktualitet

Vdekja e rusëve, mungojnë 2 iPhone! Hetuesit e Kavajës duan izraelitët, si hapin dot

26 Tetor 2021, 10:59 Nga DOSJA
Vdekja e rusëve, mungojnë 2 iPhone! Hetuesit e Kavajës duan

KAVAJË– Prokuroria e Kavajës nuk ka nxjerrë dot asnjë të dhënë nga telefonat e 4 rusëve që u gjetën të vdekur brenda hotelit “Gloria” në Qerret të Kavajës. Deri më tani është bërë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë e llojit iPhone, por nuk janë hapur dot nga “çelësi” që i kanë vënë pronarët e tyre për herë të fundit.

Ndodhi e çuditshme kjo, pasi iPhone janë ndër më të thjeshtët, pasi funksionojnë edhe me gjurmën e gishtit të viktimave. Kështu që për të zbuluar ç’kanë brenda tyre kanë kërkuar ndihmën e izralitëve. Por ka dhe diçka tjetër që nuk shkon… Turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona. Nuk kanë pasur apo dikush ua ka marrë?

Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur të gjendet as në pishinën dhe as me rrobat e tyre brenda dhomave respektive.

Trupat u tërhoqën disa ditë më parë. Djali i vetëm i familjes ruse që u shua në Qerret, Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov. Dyshimet e para për vdekjen e tyre janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë. Tek e fundit kjo nuk është histori e padëgjuar për Rusinë.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll