Aktualitet

‘Më vrave djalin’/ Shkaku i krimit në Vlorë! Hapen dyert e mortit për xhaxha e nip

26 Tetor 2021, 13:16 Nga DOSJA
‘Më vrave djalin’/ Shkaku i krimit në Vlorë! Hapen

VLORË– Një ngjarje e ndodhur 10 vitë më parë në Greqi, ka qenë shkak për konfliktet e shpeshta mes Genc dhe Jorgji Koretës në Vlorë. Vetë Jorgji por dhe bashkëshortja e tij, që jetonin në Vlorë, e akuzonin shpesh 39-vjeçarin se ishte përgjegjës për aksidentin ku kishte ndërruar jetë djali i tyre, ndërkohë që i riu që nga ndodhia kishte një gjendje të rënduar psikologjike.

Mesa duket edhe dje debati mes tyre ka nisur për të njëjtin shkak, e përfundoi me vrasjen e 64-vjeçarit Jorgji Koreta dhe më pas vetëvrasjen e 39-vjeçarit mbrëmjen e djeshme me armë gjahu. Arma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta, e brenda kishte vetëm 2 fishekë. Ndërkohë që familjet kanë hapur dyert e mortit, në vendin e krimit vijojnë të jenë prezentë uniformat blu të Vlorës, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes familjeve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja në Vlorë/ Konflikti ka nisur para 10 vitesh, xhaxhai e akuzonte për djalin

Nipi vrau xhaxhain pastaj veten, banorët: Pamë viktimat, andej e këtej

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, banorët: E ëma po e priste me pjatën me gjellë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll