Aktualitet

Të fshehura në gomën rezvervë! Gjenden 44 mijë euro në ‘Honday’ në Kakavijë

26 Tetor 2021, 11:28 Nga DOSJA
Të fshehura në gomën rezvervë! Gjenden 44 mijë euro

TIRANË– Një 41-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në gomën rezervë, 4. 500 euro, të cilat ky person nuk i kishte deklaruar.

Drejtuesi i automjetit personi me inicialet A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në gomën rezervë, 44. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin J. K., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet para ne kakavije para ne kakavije

Sondazh

Poll