Politike

DENONCIMI/ Braçe: Karteli me 10 kompani kanë në duar çmimet e pesticideve

25 Tetor 2021, 16:36 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Braçe: Karteli me 10 kompani kanë në duar

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka bërë një denoncim në lidhje me rritjen e pesiticideve në qytetet Berat-Lushnje-Fier. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe tha se konkurrëncën në treg e zotëron një kartel me 10 kompani në Vlorë, ndërkohë që ka shtuar se konkurrenca duhet të rikthehet në vend, duke shpërndarë këtë kartel kompanish.

“Kam një shqetësim në rritje nga zona, nga trekëndëshi Berat-Lushnje-Fier, janë çmimet e plehrave kimike dhe pesticide, këto produkte janë pa TVSh, konkurrenca në treg, i zotëron një kartel prej 10 kompanish me qendër në Vorë. Konkurrenca duhet të rikthehet duke shpërndarë këtë kartel, asistencë për bujqit, se i kanë vënë bujqit në një presion të përdorimit pa kufi të këtyre pesticideve”, tha Braçe.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace seance plenare 25 tetor 2021 erion brace seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll