Politike

Braçe batuta me nënkalimet: Unë futem, Bashës i prishen flokët, Ramës i heqin kokën

25 Tetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Braçe batuta me nënkalimet: Unë futem, Bashës i prishen

TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka bërë disa batuta me nënkalimet që janë bërë në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet. Teksa ka folur në Kuvend, Braçe ka treguar disa foto nga nënkalimet dhe mbikalimet në vend ka thënë se janë pa projekt. Ai nuk nguroi që të bënte disa batuta duke thënë se në nënkalimet, biçikletat, papaqët edhe ai arrijnë të kalojnë, për Bashën tha se i prishin flokët, ndërsa për Ramën u shpreh se i heqin kokën fare.


“Këtu? Në ajër….As nuk hipën dot dhe as nuk zbret dot. Urdhëroni dhe një tjetër. Mbikalim tjetër ky. Edhe një mbikalim tjetër, edhe një tjetër. ë? Edhe një mbikalim tjetër, ky është i njëjti. Ndërkohë që ky këtu është nënkalim. Pa diskutim që papaqët biçikletat, veturat, unë, hymë këtu. Jam i bindur që kryetarit të Opozitës i prishin flokët, kryetarit të Qeverisë i heqin kokën…”, tha Braçe.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace seance plenare 25 tetor 2021 erion brace seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll