Politike

Balla-Bashës: Do ishte mirë të kërkoje debat për progres-raportin e KE-së

25 Tetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
Balla-Bashës: Do ishte mirë të kërkoje debat për

TIRANË- Numri dy i Socialistëve Taulant Balla ka thënë se seancën e sotme plenare në Kuvend, pozita dhe opozita duhet të respektojnë qëllimin e seancës. Teksa ka folur në Kuvend, Balla iu drejtua Lulzim Bashës duke i thënë se do të ishte mirë që, ai të kërkonte debat mbi progres-raportin e Komisionit Evropian, pasi sipas tij është progres-raporti më i mirë për Shqipërinë në 15 vitet e fundit.

“Do të ishte mirë që mazhoranca dhe opozita të respektonin qëllimin e kësaj seance të Kuvendit. Nuk jam këtu për të replikuar me kryetarin e opozitës. Do të doja që ai të kishte paraqitur një dokument serioz. Dokumenti që ne duhet t’i referohemi është progres-raporti i Komisionit Europian. Është viti i 15 që KE sjell një raport të tillë. Opozita duhej të ishte e mirëpritur për të kërkuar një mocion diskutimi për progres-raportin si më i pacënueshmi për sa i përket integritetit. Progres-raporti i 2021 është raporti më i mirë që nga fillimi i tyre. Ky është progres-raporti i parë që thotë se Shqipëria vazhdon me konsolidimin e reformave për  rrugën drejt Bashkimit Europian. Ky ëstë raporti i parë që të gjitha detyrat e lëna për sa i përket Reformës në Drejtësi quhen si të përmbushura. Për PS-në kur flitet për reformën zgjedhore një çështje ka qenë thelbësore vota e atyre që jetojnë jahtë. Për 25 prillin e 2025-ës shpresoj të kemi kohën që shqiptarët që jetojnë jashtë të marrin pjesë. Unë nuk do t’u përgjigjem për propozimet e ndryshimeve kushtetuese. E mirëpresim propozimin tuaj, janë 28 firma deputetësh që e vendosin Kuvendin në punë. Do t’i shqyrtojmë të gjitha në bazë të opinioneve të Venecias. Kemi edhe ne disa propozime tonat. Unë e përshëndes opozitën që është kthyer në jetën e dobishme parlamentare. Meqë për fat të keq një prej komisionet e ngritur nga hyrë në një ngërç doja t’ju kërkoja që nëse doni që komisionet të funksionojnë duhet të kuptoni se rregulloja e Kuvendit  nuk është statut i një partie që mund të ndryshohet. Në përfundim do të jetë 2 raporte por rëndësi ka kjo jetë parlamentare që mbart nevojën e dialogut politik konstruktiv që është i nevojshëm për vendin”, tha Balla.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 25 tetor 2021 taulant balla lulzim basha seance plenare 25 tetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll