Politike

Komisioni hetimor për zgjedhjet, Rushaj: Jeni në hall të madh

25 Tetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Komisioni hetimor për zgjedhjet, Rushaj: Jeni në hall të madh

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Alfred Rushaj, i është përgjigjur deputet socialist taulant Balla në lidhje me progres-raportin e KE-së për Shqipërinë. Teksa ka folur në Kuvend, ai tha se Lulzim Basha e kurseu debatin e tij në lidhje me progres-raportin në lidhje me korrupsionin, ku sipas të cilit ka përfshirë administratën publike dhe biznesin. Në lidhje me Komisionin Hetimor në nisur për zgjedhjet e 25-prillit, Rushaj ka thënë se e di që qeveria është në hall të madh, ndërkohë që ka shtuar se i janë referuar ligjit për këtë. Ai gjithashtu ka sjellë disa nga problematikat që kanë qytetarët në vend.

Basha u tregua i sjellshëm që nuk e përmendi progres-raportin, për korrupsionin them, pasi nëse do ishte drejtuar do të kishim cituar atë. Por për korrupsionin thuhet se është i përhapur në çdo qelizë të jetës publike dhe të biznesit, gjë që Basha jua kurseu por po ua them unë. Sa i përket çështjes se komisioneve hetimore e di që jeni në hall shumë të madh, ne i jemi referuar ligjit dhe jurisprudencës 20-vjeçar e kushtetuese. Nuk besoj se çdo pengesë që të nxirrni, nuk na pengoni dot që ato gjëra dhe fakte që duam t’ua bëjmë të ditur qytetarëve shqiptare do t’ua bëjmë të ditur. Kemi denoncuar abuzime që qeveria bën me fatkeqësinë e njerëzve. Hakmarrja politike, por edhe grykësia për të përfituar nga fatkeqësitë e njerëzve, pasi përdorët frikën e njerëzve se do i leni pa shtëpi, tani po përdorni fondet e tyre për të fituar biznesi afër jush. Qeveria se ka mendjen tek jeta e qytetarëve, por tek pronat e tyre. Pas zgjedhjeve Ahmetaj ka humbur, nuk e kanë parë projektin banorët. Ato i kanë kërcënuar banorët me ndërprerje të uji dhe dritave. Ky është trajtim çnjerëzor që edhe në luftë nuk bëhet. Pse blloku i pallateve tek Myslym Keta duhet të vendoset diku tjetër. Ndërkohë që mund të ndërtohet tek ato hapësira? Por siç duket asgjë nuk bëhet pa arsye. Në njësinë 8 që ndodhet tek Bregu i Lumit, po ndodh e njëjta gjë”, tha Rushaj.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj seance plenare 25 tetor 2021 alfred rushaj seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll