Politike

DEBATI/ Ahmetaj-Alibeajt: Shqiptarët do kenë drejtësi kur të t’shohin kështu…

25 Tetor 2021, 17:50 Nga DOSJA
DEBATI/ Ahmetaj-Alibeajt: Shqiptarët do kenë drejtësi kur të

TIRANË– Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Ahmetaj doli në foltore dhe folit për procesin e Vettingut e për reformën në Drejtësi. Zëvendëskryeministri tha se po të mos ishte për ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane ata nuk do të votonin asnjëherë reformën në Drejtësi. Kësaj replike iu përgjigj Alibeaj pa dalë në fare në foltore, i cili u shpreh se Ahmetaj duhet të shkojë në SPAK dhe të përgjigjet për 120 milionë eurot me të cilat sipas tij janë blerë vota.

Pjesë nga debati:

Arben Ahmetaj: Kujt i flisni për korrupsionin ju? Po të mos u kishte marrë ambasada amerikane një nga një nuk do e kishit votuar. Tani bëni numra për vettingun, jo shiko se është një ndryshim kushtetues nga ne, jo është ndryshim kushtetues nga ata. Për çfarë i bini vërdallë? Votojeni zgjatjen e Vettingut, aty fillon. Mbani shënim për rindërtimin dhe mos gënjeni, nuk dua tu futem emrave se ka histori të gjatë. Më sillni një raport të një organizate, pse nuk sillni një raport të KE-së, thotë që qeveria shqiptare i ka bërë detyrat e shtëpisë. 10 për qind rritet pagesa e papunësisë. Votoni reformën në drejtësi, votoni vettingun, që të punojmë bashkë.

Enkelejd Alibeaj (nga vendi): Flet ti për reformën në drejtësi?! Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh?

Arben Ahmetaj: Pas teje (duke u larguar nga foltorja).

Enkelejd Alibeaj: Unë kam shkuar dhe kam cuar kallëzim për ty. Ti flet për rindërtimin?! Kur do shkosh në SPAK për 120 milionë euro që një javë para ditës së zgjedhjeve i shpërndave për të blerë vota.

Arben Ahmetaj: Mos u bëj qesharak.

Enkelejd Alibeaj: Kur të flasësh ti për drejtësinë atëherë ke të drejtë tu kërkosh shqiptarëve të votojnë për Vettingun. Shqiptarët kanë vërtetë nevojë për drejtësi por kur të të shohin ty dhe ata atje kështu… (në pranga).

LAJM KRYESOR:KUVENDI-LIVE/ Basha përplaset me Braçen e Spiropalin: Nona e baba e korrupsionit!

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj enkelejd alibeaj seance plenare 25 tetor 2021 arben ahmetaj enkelejd alibeaj seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll