Politike

Heqja e Gjykatës nga Mati, Çollaku: Shpresoj që të jetë lajm mediash

25 Tetor 2021, 17:57 Nga DOSJA
Heqja e Gjykatës nga Mati, Çollaku: Shpresoj që të

TIRANË- Deputeti i partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka ngritur dy shqetësime në Kuvend në lidhje me transportin e nxënësve në shkollasi dhe shkrirjen e Gjtykatës së Matit me Gjykatën e Kurbinit. Teksa ka thënë se nxënësit në Baldushku nuk kanë mjet për të shkuar në shkollë, shqetësim të cilin e ka ngritur edhe deputetja Oriola Pampuri, Çollaku shkruan se për këtë problem duhet të ketë një zgjidhje. Ndërsa problemi i dytë i ngritur është shkrirja në një e Gjykatës së Matit dhe të Gjykatës së Kurbinit, për të cilat tha se kjo gjë nuk duhet të bëhet. Ai gjithashtu ka shtuar se shpreson që shkrirja e dy Gjykatave të jetë lajme mediash dhe mos të ketë dalë nga qeveria.

Kam dy çështje që dua t’i shpreh. E para nxënësit në Baldushkë nuk kanë mjet transporti për të shkuar në shkollë. Nuk e di çfarë ka ndodhur me këtë porosi pasi shqetësimi është bërë edhe më parë. Duhet të ketë një zgjidhje dhe shpresoj që do e zgjidhni. E dyta është që lajmi i shkrimit të gjykatës së Matit me Kurbinin. Kjo nuk mund të bëhet pasi qytetarët nuk kanë mundësi që të shkojnë në Kurbin për problemet e tyre pasi e kanë njësoj si të vijnë në Tiranë. Mati nëse Gjykata del nga qyteti ajo kthehet në një qytet pa rëndësi, shpresoj që lajmi se Gjykata do të hiqet të jetë lajme mediash dhe jo qeveritarësh,” tha Çollaku.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kreshnik çollaku seance plenare 25 tetor 2021 kreshnik çollaku seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll