Politike

VD-Basha:Shqipëria mund të hapë negociatat me unionin afrikan, në Evropë s’pranohemi

25 Tetor 2021, 15:22 Nga DOSJA
VD-Basha:Shqipëria mund të hapë negociatat me unionin afrikan,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se Shqipëria nga një raportit i “ëorld Justice Project”, është renditur si vendi i fundit në Evropë për sundimin e ligjit. Në seancën e sotme në Kuvend, Basha ka thënë se Shqipëria është renditur mes Algjerisë dhe Surinamit, ndërkohë që ka shtuar se me këto statistka dhe me këtë nivelm korrupsioni ne mund të hapim vetëm negociatat me Unionin Afrikan, pasi në BE ne nuk pranohemi. Basha ka thënë se në këto nivele është katandisur Shqipëria pas 8 vitesh sundimi nga Partia Socialiste.


“Pak ditë më parë, “World Justice Project”, një institut kërkimor ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-2021, në të cilin Shqipëria renditej e fundit në Europë. E 83-ta nga 139 shtete, është renditur vendi ynë, mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në Google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria 8 vite pas sundimit të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm. Në një vend ku mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të pangjenjshëm cdo lloj teme, mjaft që të që eklipsojnë debatin mbi ato që realisht prekin jetën e njerëzve. Ky raport konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare kanë raportuar vitet e fundit për Shqipërinë. Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë. Dhe mbi të gjitha atë që qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetojnë cdo ditë, kur përballen me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies: Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar por një shtet i kapur nga korrupsioni. Këtë nuk e them unë, por raporti i Transparency International. Dhe kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga ju mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na keni renditur pas Beninit, Egjiptit, që mbajnë vendin e 103-të dhe të 104 dhe ndiqemi nga Zambia dhe Mozambiku, të 106-tët dhe 107-tët.

Shikoni, është i vetmi europian në listë. Ky është pozicioni në të cilin mertion të jetë Shqipëria? Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke namuritur se po bën shtet. Ky është shteti që ke bërë? Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë për, nuk na pranon njëri. Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, sa fuqi kanë autoritetet audituese të kontrollojnë qeverinë, sa pavarësi ka gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin Dhe këtu situata është edhe më e keqe se treguesi i mëparshëm. Sepse nga 139 shtete, Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe Mozambiku. Prapë, i vetmi europian në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç,” tha Basha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seanca plenare 25 prill lulzim basha seanca plenare 25 prill

Sondazh

Poll