Politike

Nënkalimet, Basha-Braçes: Pse s’i mbyllët në 8 vite? Nëna e baba e korrupsionit

25 Tetor 2021, 16:13 Nga DOSJA
Nënkalimet, Basha-Braçes: Pse s’i mbyllët në 8 vite?

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deputetit socialist Erion Braçe në lidhje me nënkalimet. Teksa ka replikuar në Kuvend, Basha ka thënë se qeveria në pushet duhet që t’i mbyllte projektet e rrugëve të nisura. Ai ka shtuar se taksat dhe faturat e shqiptarëve janë rritur dhe se shumë persona kanë vrarë veten në lidhje me rritjet e taksave, ndërkohë që ka shtuar se kjo qeveri është nëna dhe baba e korrupsionit.

Ka njeri këtu që nuk e di atë anektodën që autostrada duhet të ketë katër korsi. Ajo rrugë u bë me paratë e italianëve, pse nuk u përfundua në tetë vite pushtet? Përgjigjia është këtu, shikojë pak, Zambia, Shqipëria, shiko dhe burimin, Banka Botërore, urdhëro fokusojë zotëri ta shohin shqiptarët. Ja ku i ke rrugët anësore të autostradës dhe mbikalimet e papërfunduara të autostradës. Ku i ke taksat e rritura, faturat e dritat e rritura. Sa vetë ke që vranë veten për një faturë energjie e për një bisht cigareje. Janë nën përgjegjësinë tënde, ndoshta nuk janë në zonën tënde dhe s’e konsideron përgjegjësi. Por i kam me emra, s’dua t’i përmend sepse mund të gërric zemrat e nënave e baballarëve shqiptarë. Ky është baba e nëna e korrupsionit”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha seance plenare 25 tetor 2021 erion veliaj lulzim basha seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll