Politike

Kuvendi/ Spiropali-Bashës: Drejtësisë i keni shpëtuar pa u hetuar

25 Tetor 2021, 16:20 Nga DOSJA
Kuvendi/ Spiropali-Bashës: Drejtësisë i keni shpëtuar pa u

TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali i është drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha ku i ka thënë se sipas raportit Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet në për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Spiropali gjithashtu ka thënë se kushtet janë plotësuar të gjitha, duke filluar nga Reforma në Drejtësi, që sipas saj ai ka shpëtuar pa hezituar.

“Nuk e di ku e keni gjetur këtë foto. Nuk shikoni traun përballë syve tuaj. Kemi raportin që e thotë shqip që Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet. Edhe atdheu juaj i dytë Holanda ka votuar pro konferencës së parë ndërqeveritare. I ka thënë po, kundër çfarë thatë ju që Shqipëria nuk është gati. Që nga viti 2013 e deri më sot Shqipëria ka vijuar të përmbushë të gjitha kushtet edhe për Konferencën e Parë Ndërqeveritare duke filluar nga reforma në drejtësi. Juve i keni shpëtuar kësaj drejtësie me procedurë pa u hetuar. Mirë është të shkoni të jepni llogari pa procedurë pastaj të vini të flisni për korrupsionin. Funksionarë të lartë të mos i shpëtojnë .Lideri i opozitës sado të jetë në hall për arsye të tij të dalë dhe të thotë që Shqipëria nuk meriton të jetë në BE, këtë nuk e bën askush as në Zambia as në Gana,” tha Spiropali.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike elisa spiropali seance plenare 25 tetor 2021 elisa spiropali seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll