Politike

VD-Mbledhja e PD, Noka:Kuvendi Kombëtar do mblidhet, zgjidhja është përtej karriges!

25 Tetor 2021, 14:59 Nga DOSJA
VD-Mbledhja e PD, Noka:Kuvendi Kombëtar do mblidhet, zgjidhja

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është treguar i prerë kur ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet pavarësisht kundërshtimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Noka tha se Bashës i është kërkuar zgjidhje për situatën brenda PD-së që sipas tij kapërcen karrigen e kryetarit dhe të të tjerëve bashkë. 


“Kërkohet zgjidhje për këtë parti, zgjidhja është përtej karriges së kryetarit apo të çdokujt. Kjo është ajo që u kërkua nga Alizoti, unë dhe deputetë të tjerë. Zoti Berisha ka lajmëruar se do të mblidhemi për të caktuar një datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Është Kuvendi i PD-së, jo i zotit Basha dhe jo i Nokës. Askush nuk e ndalon dot, përveç sovranit që ka firmosur, që në këtë rast janë delegatët,”- tha Noka.

LAJM KRYESOR: PD depoziton nesër në Kuvend projektligjin për TVSH-në

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flamur noka partai demokratike pd mbledh grupin 25 tetor 2021 flamur noka partai demokratike pd mbledh grupin 25 tetor 2021

Sondazh

Poll