Politike

Mbledhja e PD-së, Tomor Alizoti: Krizë! Mosqenia në ‘Foltore’ po na kushton shumë

25 Tetor 2021, 15:18 Nga DOSJA
Mbledhja e PD-së, Tomor Alizoti: Krizë! Mosqenia në

TIRANË- Deputeti Tomor Alizoti ka dalë në mbështetje të foltores që po mbahet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas Syri.net, Alizoti është shprehur se PD-ja është në krizë, duke shtuar se anëtarësia demokrate është e revoltuar me personat që nuk marrin pjesë në Foltore.

“PD ndodhet në krizë të thellë. Nuk mund të bëjmë sikur s’e shohim. Ne na ka kushtuar mosqenia në Foltore, se demokratët janë të revoltuar me ne. Duhet zgjidhur kjo krizë. Parita po vuan. Pa u zgjidhur kjo krizë çdo diskutim tjetër s’ka vlerë”, është shprehur Alizoti.

Pas Alizotit gjithashtu është revoltuar edhe deputeti Flamur Noka, i cili ka thënë se Basha po e kthen Partinë nga Demokrate dhe Bizante, pasi po ndjek të njejtat metoda.

“Frëngjia e bunkerit tënd vetëm sulmon Berishën e ‘Foltoren’ dhe jo Ramen. Përjashtimet janë bërë kundër statutit. Nga Demokratike po e kthen në bizantinizëm partinë”, është shprehur Flamur Noka.

LAJM KRYESOR: PD depoziton nesër në Kuvend projektligjin për TVSH-në

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike tomor alizoti tomor alizoti

Sondazh

Poll