Politike

VD-‘Ju uroj sukses’/ Bujar Leskaj-Ibrahimajt: Po u përdor borxhi për satelitët…

25 Tetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
VD-‘Ju uroj sukses’/ Bujar Leskaj-Ibrahimajt: Po u përdor

TIRANË– Komisioni për Ekonominë dhe Financat është mbledhur sot për të shqyrtuar projektligjin “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë”. Në fjalën e tij, ish-kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë nuk i ka kursyer kritikat kundrejt ministres së re të Financave.


Ju uroj suksese. Shpresoj që të bëni një punë të mirë si paraardhësja juaj. Në aspektin professional flas, jo atë politik. Duhet të dimë si do shpenzohet borxhi i marrë, cilat janë përpjekjet që bëni për të ulur deficitin buxhetor? Në fillesat tuja nuk shikoj përgjegjësi, më vjen keq ta them Ju nuk i përgjigjeni pyetjeve tona dhe është për të ardhur keq, secili deputet bën atë pyetje që do dhe nuk i përgjigjet diskutimit të tij.  Nuk keni për borxh ndaj nesh që tu përgjigjeni të gjitha pyetjeve. Bëtë një krahasim për të qeshur e krahasojmë me James Bond i cili punon operon dhe vret për të mirën e njerëzimit,”- tha Leskaj.

Por nuk harroi që të përmendte edhe projektin për lëshimin e satelitëve në hapësirë, Leskaj duke shtuar se një gjë e tillë do ta vriste ekonominë e vendit tonë.

Një borxh i marrë keq është i marrë keq për qëllimet që ai do përdoret. Nëse përdoret për lëshuar satelitë në hapësirë i vret financat e vendit, të një vendi me ekonomi të brishtë. Borxhi i jashtëm shkon në këto 5 vite në 2.2 miliard euro i marrë vetëm përmes eurobondit. Lideri global vetëm shton më tej borxhin publik. Ne po marrim 2 eurobonde me vlerë totale,”- shtoi ai në Komision.

LAJMI KRYESOR: 700 mln euro, Ibrahimaj: Në interesin tonë të marrim një borxh më të madh këtë vit

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bujar leskaj komisioni per ekonomine bujar leskaj komisioni per ekonomine

Sondazh

Poll