Politike

VD-Çështja e Cirkut, ministrja Margariti:Vazhdojmë betejën në Gjykatë, s’kemi ndalur

25 Tetor 2021, 12:18 Nga DOSJA
VD-Çështja e Cirkut, ministrja Margariti:Vazhdojmë betejën

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka folur në lidhje me çështjen e Cirkut Kombëtar. Në një deklaratë për media, Margariti, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, u shpreh se janë në pritje të gjykimit dhe vendimit që do të marrë Gjykata.


Nuk varet prej nesh, por ne në asnjë moment nuk e kemi ndalur betejën tonë. Gjatë pandemisë ka pasur disa aspket të komunikimit që po vazhdojnë që një pjesë nuk kanë kaluar në ministrinë e Kulturës. Ne e kemi vazhduar procesin gjyqësor dhe jemi në pritje. Dhe kemi takime zhvilluar takime me avokaturën. Përtej kësaj bashkë me bashkinë kemi punuar për tu integruar në hapësirë që e shikojmë më të volitshme. Monetalisht cirku nuk do ketë çadër do performojnë në palestra të ndryshme nëpër shkolla,”- tha Margariti ndër të tjera.

Po çfarë po ndodh me Cirkun Kombëtar të Tiranës?

Aktorët e Cirkut Kombëtar kërkuan që toka ku ndodhet çadra të shpronësohet, që arena t’i shpëtoj prishjes ose të përgatitet një ambient i ri cirku. Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014. Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistët e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit, të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike cirku i tiranes cirku kombetar elva margariti tirane cirku i tiranes cirku kombetar elva margariti tirane

Sondazh

Poll