Politike

Rama e akuzon nga Kuvendi, Meta bën lëvizjen e radhës, takimi që zhvilloi sot në mesditë

13 Qershor 2019, 11:00 Nga DOSJA
Rama e akuzon nga Kuvendi, Meta bën lëvizjen e radhës, takimi

Tiranë- Ndërkohë që në parlament vijon debati prej disa orësh për shkarkimin e presidentit, vetë Ilir Meta vijon takimet me partitë e tjera në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Mësohet se presidenti Ilir Meta është takuar pak minuta më parë me Koço Kokëdhimën, kreun e “Lëvizjes Zgjidhja”. Theksojmë se Kokëdhima është një nga kundërshtarët e Ramës dhe me të ka diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Rama sot gjatë fjalës së tij në Kuvend hodhi akuza ndaj Metës pasi u shpreh se ka frikë nga Drejtësia dhe se ka lepurin në bark. (lexo këtu) Rama i qëndron ende idesë se vendi i tij do të hyjë në zgjedhjet e 30-qershorit. Ndërsa KQZ ka ka miratuar dekretin e Metës për  shtyrjen e zgjedhjeve të 30-qershorit.

Po kështu presidenti i vendit do të vijojë me takimet edhe partitë e tjera të vogla në vend në lidhje me ngërçin politik dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.  Dje në darkë Meta zhvilloi një takim për këtë çështje me aleatët e PD-së në Presidencë.  Pas takimit, kreu i LZHK-së tha për mediae se nuk kishin propozuar asnjë datë. Sipas tij, data do të vinte si rezultat i një marrëveshjeje të madhe politike në vend. Metën e takoi edhe Paskal Milo. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta takon kokëdhimën ps shkarkon meta shtyrja e zgjedhjeve meta takon kokëdhimën ps shkarkon meta shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll