Politike

Rama ofendon Nishanin: President mediokër, por nuk e interpretoi Kushtetutën sipas partisë

13 Qershor 2019, 10:45 Nga DOSJA
Rama ofendon Nishanin: President mediokër, por nuk e interpretoi

TIRANË- Rama ka shpërthyer ndaj Bujar Nishanit, duke thënë se ai ka qenë një President mediokër.

Rama tha se Nishani ka qenë mediokër dhe i njëanshëm, por nuk ka interpretuar kushtetutën sipas partisë që e vuri në atë zyrë.

Dy vjet më parë kur arritëm marrëveshjen me Bashën, paraardhësi i Metës, na i kërkoi me shkresë dhe më firma për atë shtyjre me një javë brenda afatit kushtetues. Në e firmosëm atë letër të dy. Bujar Nishani nuk e interpretonte kushtetutën sipas partisë, dhe pse bënte deklarata të njëanshme. U desh të bëhej që të bëhej Ilir Meta, që Bujar Nishani presidenti më partiak dhe më mediokër, që Nishani të mos duket i tillë”, tha Rama në fjalën e tij.  

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bujar nishani debati për shkarkimin e metës edi rama ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 bujar nishani debati për shkarkimin e metës edi rama ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll