Politike

Anulimi/ Rama: Mund ta shfrytëzoja. Presidenti kërkon të vrasë zgjedhjet! Lëshoi re nga pantallonat

13 Qershor 2019, 10:21 Nga DOSJA
Anulimi/ Rama: Mund ta shfrytëzoja. Presidenti kërkon të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend është fokusuar tek dekreti i presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet.

Rama tha se mund ta përdorte këtë situatë në favorin e tij, por kjo nuk është ajo që ndodh në vendet demokratike.

Kryeministri tha se nuk ka rëndësi se nga kush u përdor Ilir Meta, por fakti se ai kërkon që të vrasë zgjedhjet.

Rama tha se PS ka interes që zgjedhjet të shtyheshin, pasi ka 75% të pushtetit, por gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë njëherë e mirë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne jemi sot dëshmitarë të një tjetër zarari të madh e të papranueshëm… Presidenti vajti dhe u bashkua me telashin historik të këtij vendi, Sali Berishën. Për cilën arsye në botë, Presidenti do të merrte përsipër të fshinte firmën e tij me firmën e tij.

Për cilën arsye në botë, presidenti bëri një sërë shfaqjesh të paqena për të bërë një akt unikal në historinë e republikave tona. Ka vetëm një arsye dhe dy fjalë, Ilir Meta. Si erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e politikës sonë. Pse u përdor, pak rëndësi ka kjo.

Presidenti duke fluturuar përtej kufirit të imagjinatës, u vendos për të vrarë zgjedhjet, dhe pse ne xhanëm se shfrytëzuam këtë për të ndaluar fushatën, dhe për të pritur ditën kur do t’i mbushej mendja partive të Ilirit dhe Saliut për të hyrë në zgjedhje.

Po bëhet përpjekje e madhe kanal më kanal, portal më portal, për të ma faturuar mua përgjegjësinë, e madje deri për një qëllim të fshehtë e djallëzor për të provokuar një konflikt civil në Shqipëri. Po ia nis me një pyetje.

Sa të lidhur me interesat e një grushti njerëzish, aq edhe të pandarë nga interesat e tyre. Sa të jem unë i pabindshëm se kjo nuk është koha për kompromis por për zgjedhje më 30 qershor. Në rang vendi ne kemi 75% të vendit.

Kemi mbështetje solide, të palëkundur. Qeveria ka probleme, turizmi dëmtohet, ekonomia, besimi i investitorëve. Qetësimi i situatës duke përdorur zhdekretimin, duket si gjëja më e thjeshtë. Po përse të kem një dhimbje koke, kur s’kam asnjë lloj interesi të ngushtë e pragmatist.

Të kthehem në pengesë për qetësimin e situatës dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes, nëse zgjedhjet shtyhen edhe në pafundësi.

Nëse do të isha i shqetësuar për karrigen do të isha i pari që do të hidhesha përpjetë që presidenti lëshoi një re nga pantallonat. E gjuaja gjenialitet politik dhe thoja bravo zoti president dhe punë e madhe se nisëm fushatën. Firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës. Dhe hajdeni se këtu jemi, i bëjme zgjedhjet kur të jenë gjërat siç doni. Dilja si burrë i urtë e i pafajshëm.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll