Politike

Rama: Mona e Luli, vegla në duart e ustallarëve. Prokurori që nxorri përgjimet, shërbëtor famëkeq i Saliut

13 Qershor 2019, 10:48 Nga DOSJA
Rama: Mona e Luli, vegla në duart e ustallarëve. Prokurori që

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë në Kuvend, se ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta kanë inskenuar gjithë aksionin opozitar. Sipas Ramës, kjo është vendosur për shkak se të dy kanë frikë nga Reforma në Drejtësi.

Rama tha se ata duan të pengojnë integrimin e vendit dhe të mos lejojnë që Shqipëria të hapë dy kapitujt, pasi dy kapitujt lidhen me drejtësinë. Kryeministri foli edhe për përgjimet e BILD dhe tha se ato janë servirur në mediat e huaja nga një prokuror shërbëtor i Berishës.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kujtojnë se mund të më largojnë mua me molotovin e Lulit dhe Monikës. Këta të dy janë instrumenta, kujtojnë se do marrin pushtetin me kapsolla. Dy ustallarët kanë shenjestër më të largët. Unë jam shënjestra që iu duhet për të sjellë njerëz në protestë. Taulant më jep ca minuta. Shqipëria duhet ndalur para se të hapë kapitujt për negociatat me BE, që për dreq janë dy kapitujt e drejtësisë. Duhet të bindë BE se kemi ecur. Se Shqipëria është një shtet i të drejtës, se politikanët dhe gjyqtarët këputen si pras, kur janë të korruptuar. Edhe përgjimet e BILD ishin ushqimi i duhur, i servirur nga një shërbëtor famëkeq i Saliut në Prokurori që s’i hetoi.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta reforma ne drejtesi sali berisha shtyrja e zgjedhjeve lokale ilir meta reforma ne drejtesi sali berisha shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll