Politike

Rama shpërthen ndaj Metës: I janë falur të gjitha skandalet dhe e kemi burrëruar

13 Qershor 2019, 10:11 Nga DOSJA
Rama shpërthen ndaj Metës: I janë falur të gjitha skandalet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend në lidhje me dekretin e Metës për anulimin e 30 qershorit.

Rama tha se Meta është bërë protagonist me vend e pa vend, dhe si atij i janë falur të gjitha mëkatet dhe skandalet që ka bërë.

PJESË NGA FJALA

Ishte një akt i papërgjeshëm dhe papranueshëm i Metës. Kujt më shumë se Ilir Metës i janë falur skandalet, hilet etj, dhe i ësthë dhënë mundësia që të kthehej i rilindur dhe i burrëruar. Kujt më shumë se Ilir Metës, i janë falur të gjitha dhe i është dhënë mundësi.

Historia e shtetit shqiptar nuk e gjen një të dytë politikan që i janë bërë shumë ndere dhe është treguar kaq zemër gjerë. Ai është bërë me vene e pavend që ka ndërhyrë dhe ka bërë protagonistin. Jo president por dhe mbret të jetë prap se prap Ilir Meta nuk do ndihej mirë.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shkarkimin e metës edi rama ilir meta ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 debati për shkarkimin e metës edi rama ilir meta ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll