Politike

Rama nuk ndal sulmet për Metën: Aventurën mendore e bëri vendim politik

13 Qershor 2019, 10:30 Nga DOSJA
Rama nuk ndal sulmet për Metën: Aventurën mendore e bëri

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend në lidhje me dekretin e Metës për anulimin e 30 qershorit.

Rama në fjalën e tij shtoi se nuk ka asnjë faktor që mund të ndalohen zgjedhjet në 30 qershor. Ai shtoi që në 2021 mund të thotë dhe PS që nuk do të bëjë zgjedhjet se ‘ashto kemi një punë” dhe do të behej rrugë që një parti nuk do zgjedhje dhe lë të gjithë pa zgjedhje. Rama në fjalën e tij tha se Meta një aventurë mendore e bëri një vendim politik.

PJESË NGA FJALA

Shpëtoja dhe unë bashkë me PS-në zgjedhjet e tjera. Dhe ne do të thonim se nuk i duam zgjedhjet se ashtu kemi një punë, ose që kemi informacione që nuk i tregojmë se do të ketë sulme bërthamorë atë ditë. Prandaj dhe këto aventura mendore nuk mund të kthehen në vendime politike dhe t’u imponohet të gjithëve. Dhe kështu hidhu një grup e hidhur një grup tjetër do të mbeteshim mbrapa dhe një dekadë.

***

97 tjetër po pse, ca ka ndodhur ndonjë e ngjashme me 97’-ën. Cilat skema priamidale po bien dhe kurisimet ekujt po digjen që të digjet shqipëria? Në cilat qytete po shihen shenja të një kryengritje popullore po shfaqen? Dhe në cilat depo po shpëndahen armë? Po cilët janë atë që kanë hallin që nxjerrin popullin imaxhinar të bashkive blu, që vijnë dhe të ngarkuar dhe shkarkohen tek dera e kryeministrisë. Por neve nuk ka asgjë që të na tund nga 30 qershori. Pse ne nëse do të tërhiqeshim nga ky proces në emër të të gjitha arsyeve që në pamje të parë duken të kuptueshme, por kur futesh në argumente nuk janë asgjë.  

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shkarkimin e metës edi rama ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 debati për shkarkimin e metës edi rama ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll