Politike

Data e re për zgjedhjet lokale, aleatët e PD në zyrën e Metës: S’është koha për datë të re zgjedhjesh

  • Milo: Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, por stabiliteti i vendit
  • Presidenti i vendit Ilir Meta sot në orën 19:00 takoi aleatët e PD-së në Presidencë. Takimi kishte si temë caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale. Pas takimit, kreu i LZHK-së tha për mediat se nuk kishin propozuar asnjë datë. Sipas tij, data do të vinte si rezultat i një marrëveshjeje të madhe politike në vend. Metën e takoi edhe Paskal Milo, Koço Kokëdhima e Shpëtim Idrizi.
    Featured image of article: Data e re për zgjedhjet lokale, aleatët e PD në zyrën e Metës: S’është koha për datë të re zgjedhjesh Presidenti, Ilir Meta dhe aleatët e PD
    Përditësuar:

    TIRANË– Ka zgjatur vetëm 30 minuta takimi konsultativ mes presidentit Ilir Meta dhe aleatëve të Partisë Demokratike për caktimin e një tjetër date për zgjedhjet lokale.

    Të pranishëm në takim ishin: Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi.

    Pas përfundimit të takimit, në një deklaratë për mediat, kreu iLZHK-së, Dashamir Shehi tha se takimi ishte një hap i vogël pozitiv, por në drejtimin e duhur.

    Më tej, Shehi shtoi se aletatët e Bashës nuk kishin propozuar asnjë datë për zgjedhjet pasi sipas tyre ajo duhet të vinte si derivat i një marrëveshjeje të madhe politike.

    Pas aleatëve në takim presidentin Meta, kreu i PDS-së, Paskal Milo, i cili tha para gazetarëve se nuk kishte rëndësi se kur do të bëheshin zgjedhjet por me vlerë ishte që të bëheshin sipas standardeve të plotësojnë kriteret demokratike.

    Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

    Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

    (k.m/dosja.al)

    • 19:31

      Kokëdhima në zyrën e Metës: Vetëm shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton

      Koço Kokëdhima

      Në vazhdën e takimeve të Presidentit me partitë e vogla lidhur me një datë të re për zgjedhjet lokale, Meta ka pritur edhe kreu ne partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima.

      Lajmi është bërë i ditur nga partia ZGJIDHJA, e cila në një njoftim për shtyp shprehet se vetëm shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton. Sipas Kokëdhimës duhet nisur urgjentisht një reformë e thellë kushtetuese dhe elektorale që vendi të dalë nga krizat ciklike dhe që Shqipëria të mbajë zgjedhje të lira dhe me standarde.

      Njoftim për shtyp i partisë ‘Zgjidhja’

      Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, zhvilloi sot në mesditë një takim në selinë e Presidencës me presidentin e Republikës, z.Ilir Meta. Takimi ishte në vazhdën e konsultimeve mes kreut të shtetit dhe faktorëve politikë në vend, me synim zgjidhjen e krizës politike, pas dekretit presidencial të tri ditëve më parë që anulon zgjedhjet vendore të parashikuara më 30 qershor.
      Në fjalën e tij, kreu i shtetit, z. Meta tha se vendimi i marrë ishte konform kushtetutës si dhe sqaroi motivet që e shtynë të zhdekretonte zgjedhjet e 30 qershorit. Ai u shpreh se ky vendim synon të shmangë konfrontimin social me pasoja të paparishikueshme për vendin, pas vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe Partisë Socialiste për të zhvilluar zgjedhjet e vetme, pa kundërshtarë. Nga ana tjetër, z.Meta deklaroi se shtyrja e ditës së zgjedhjeve, duhet të jetë kontribut në kohë që vendi të marrë një “po’ nga vendet anëtare të BE-së për çeljen e negociatave në fund të muajit qershor, duke eliminuar një vendim negativ që do ta ndante Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, çka do të sillte pasoja të paparishikueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
      Në fjalën e tij, z. Koço Kokëdhima, deklaroi se partia ‘Zgjidhja’ e përshëndeti menjëherë vendimin e presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, si një vendim në kohë, sepse në kushtet e tanishme nuk mund të zhvillohen zgjedhje demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
      Duke iu referuar takimeve të nisura nga kreu i shtetit me drejtuesit e partive politike për caktimin e një date të re për zgjedhjet, z. Kokëdhima tha vetëm shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton. Ai deklaroi se duhet nisur urgjentisht një reformë e thellë kushtetuese dhe elektorale që vendi të dalë nga krizat ciklike dhe që Shqipëria të mbajë zgjedhje të lira dhe me standarde.
      Duke përfituar nga takimi, z.Kokëdhima i kërkoi kreut të shtetit që të përdorë pozitën e lartë shtetërore, që të ndikojë mbi palët, me qëllim arritjen e një Pakti të madh Kombëtar, përmes të cilit do të reformohet sistemi politik dhe zgjedhjet në Shqipëri.
      Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta dhe kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, z.Koço Kokëdhima, ranë dakort që të bashkëbisedojnë sërish në ditët e ardhshme.

    • 19:16

      Data e zgjedhjeve, Presidenti Meta takohet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi

      Pas takimit me disa prej aleatëve të Partisë Demokratike si, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi, Presidenti i Republikës ka pritur në zyrën e tij edhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. 

      Në qendër të bisedimeve në Presidencë, pritet të jetë data e zgjedhjeve lokale, pas dekretit për shfuqizimin e datës 30 qershor. 

      Në përfundim të takimit, Idrizi ka dhënë një prononcim për mediet.

      “Ky takim me Metën vjen në një situtatë shumë të vështirë. Ndamë me Presidentin shqetësimet për situatën ku ndodhemi. Vlerësojmë aktin e tij. I bëmë të qartë që sot nuk është dita dhe momenti për një datë të re por të ikim nga spiralja ku jemi futur. Është koha dhe momenti që kokat e nxehta t’i thërrasin arsyen dhe të ulemi të bëjmë politikë”, – tha Idrizi. 

    • 21:47

      Milo: Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, por stabiliteti i vendit

      Kreu i PDS Paskal Milo ka folur pas takimit të zhvilluar  me presidentin e vendit Ilir Meta, ku kanë diskutuar për rreth situatës politike dhe zhvillimeve aktuale në vend.

      Milo tha para gazetarëve se:  S’ka rëndësi se kur bëhen zgjedhje; rëndësi ka që të bëhen sipas standardeve të plotësojnë kriteret demokratike të jenë të lira dhe në mënyrë të veçantë të jenë gjithëpërfshirëse.

      Me presidentin e republikës diskutuam rreth situatës dhe zhvillimeve aktuale. Biseduam me shqetësim. I shpreha shqetësimet e mia për krizën politike që ndodhet vendi. Ndamë së bashku shqetësimin së zgjedhjet duhet të administrohen me kujdes. Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse. S’ka rëndësi se kur bëhen zgjedhje; rëndesi ka që të bëhen sipas standardeve të plotësojnë kriteret demokratike të jenë të lira dhe në mënyrë të veçantë të jenë gjithëpërfshirëse”, tha Milo.

      Kreu i PDS shprehu gatishmërinë për të takuar të gjitha subjektet politike për të trajtuar me përgjegjësi krizën aktuale politike.

      Partia social demokrate është e gatshme për t’u takuar edhe me PS edhe me subjektet e tjera politike me mendimin se Shqipërisë në këto momente të vështira duhet të dëshmojë urtësi dhe klasës politike përgjegjshmëri që interesi kombëtar të mbizotërojë mbi interesat politike”, tha Paskal Milo.

      Ndër të tjera Milo theksoi se partia që përfaqëson dëshiron stabilitet kombëtar.

      “Unë përfaqësoj Partinë Demokracia Sociale. Jam dhe vijoj të qëndroj në aleancë të deklaruar me PS por kjo s’do të thotë që të mos jem i lirë për të shprehur pikëpamjet e mia. Subjekti politik që përfaqësoj vendos interesin kombëtar. Duam stabilitet dhe që Shqipëria të shmangë përplasjet politike dhe sociale”, tha kreu i PDS-së.

    • 20:21

      Takimi me Metën, Dashamir Shehit i "hipin ethet", vesh xhaketën

      Aleatët e PD-së, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me presidentin Ilir Meta për caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale.

      Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka hyrë në ambientet e Presidencës krah kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dules.

      Para se të hynte, Shehi ka veshur xhaketën e tij, të cilën para se të hynte në Presidencë e kishte në duar.

    • 19:50

      Takimi i Metës me aleatët, Shehi jep detaje: Ishte pozitiv, nuk propozuam datë për zgjedhjet, presim palët e tjera

      Kreu i  LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për mediat pas takimit me presidentin Ilir Meta për caktimin e një date të re për zgjedhjet lokale.

      Në fjalën e tij, Shehi tha se takimi me Metën ishte shumë pozitiv por ende nuk kishin propozuar asnjë datë pasi ajo i takonte kreut të opozitës së bashkuar, Lulzim Bashës.

      “Do të mundohemi të sqarojmë situatën e sotme. E falenderuam Metën për mundësinë që i dha Shqipërisë. Gjykojmë që si takimi i parë, idetë janë të përgjithshme nuk kemi asnjë nxitim për zgjedhjet. Duhet të gjykojmë që dita e zgjedhjeve të jetë derivat i një marrëveshjeje të madhe. Ne nuk kemi tagër për të mbyllur marrëveshje. Sot është bërë hap i vogël por i rëndësishëm. Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve duhet të dalë nga marrëveshjet politike. Ne ishim pa asnjë propozim në tryezë. Meta do i presë edhe palët e tjera,“-tha Shehi.

    Shto Koment