Politike

Kuvendi/ Rama akuza të forta Metës: Ka frikë nga Drejtësia dhe zgjedhjet

13 Qershor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Kuvendi/ Rama akuza të forta Metës: Ka frikë nga Drejtësia

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta se ka frikë nga drejtësia. Rama foli për vendimin e Metës për të shtyrë zgjedhjet, dhe e ka bërë se ka frikë nga zgjedhjet dhe drejtësia. Kryeministri foli për zgjedhjet e 30 qershorit dhe tha se është e keqja më e vogël që opozita nuk merr pjesë. Kryeministri vijoi më tej, në rrëfimin e ngjarjeve të dy viteve më parë kur opozita ishte në çadër, dhe sesi ndërkombëtarëve nuk iu interesonte shkelja e Kushtetutës në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne jemi thjesht viktimë e kundërshtarëve tanë që braktisën garën. Duan të vrasin zgjedhjet. Akti i Ilir Metës është prova më e fortë e lepurit që ka frikë nga zgjedhjet, por në radhë të parë nga drejtësia. Jemi të detyruar të pranojmë këtë kosto. Zgjedhjet e 30 qershorit pa ata janë e keqja më e vogël.

Shtyrja e zgjedhjeve do të ishte e keqja më e madhe me efekt të zgjatur mbi Shqipërinë. Në emër të shmangies së zgjedhjes, do ligjëronim faktin se zgjedhjet nuk do ishin e drejta e popullit për të gjykuar, por e drejta e partive për të vendosur kur bëhen zgjedhjet.

E mbani mend kur ikën nga parlamenti për të mos votuar Vettingun dhe u mbyllën në një bunker plastmasi me të njëjtin avaz. S’do lejojmë zgjedhje etj… nga e njëjta pllakë gramafoni. E mbani mend sa i jam lutur Lulzim Bashës për dialog, marrëveshje.

Mori gjithçka kërkoi me kusht që të dilnin nga bunkeri dhe të vinin këtu e të votonin Vettingun, të njihnin zgjedhjet dhe të mos shanin më në gjuhë të huaj.

Me atë marrëveshje u shtynë zgjedhjet për një javë. Brenda afatit që kushtetuta i lejon presidentit bazuar në Kod Zgjedhor. Miqtë ndërkombëtarë ishin të gjithë dakord. Shqipëri hesapi… (tregon me duar) Tani politikanët na tregojnë se kur populli mundet e kur jo. Presidenti s’mund ta bëjë këtë gjë. S’ka të drejtë të vendosë asgjë, zero.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkarkon metën reforma ne drejtesi seanca plenare 13 qershor 2019 edi rama ilir meta ps shkarkon metën reforma ne drejtesi seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll