Sport

Nga 9-1 deri tek Calciopoli/ Juventus-Inter, një histori polemikash dhe armiqësie…

24 Tetor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Nga 9-1 deri tek Calciopoli/ Juventus-Inter, një histori polemikash dhe

ITALI– Sot, ditën e dielë ora 20:45 do të jetë ndeshja e 174 në Serie A mes Juventus-Inter, një bilanc që i buzëqesh bardhezinjve (85 fitore kundër 47 zikaltër e 44 barazimeve) edhe pse gjithmonë është një sfidë që shkon përtej rezultatit në fushë. Për ti dhënë një fillim këtij rivaliteti të vecantë, duhet kthyer në 1961 kur ndeshja në Torino u ndërpre për shkak të një prezence të tifozëve mbi normën e lejuar: iu dha fitorja në tavolinë miqve, si thuhej në rregulloren e atëhershme, por Juventus apeloi dhe më pas fitoi ndeshjen e riluajtur.

Në momentin e rikuperimit të ndeshjes, bardhezinjtë e kishin fituar kampionatin dhe atëherë presidenti zikaltër Angelo Moratti për protestë zbriti në fushë të rinjtë: përfundoi 9-1 për Juventus, ndeshja e fundit e Giampiero Boniperti dhe e para e Sandro Mazzola, autor i golit të vetëm të miqve.Gjashtë vjet më pas një nga gazetarët më të mëdhenj sportivë italianë shpiku termin Derby i Italisë për sfidat mes Juventus e Inter: Gianni Brera nuk e shpjegoi kurrë në detaje origjinën e këtij përcaktimi, por ishte një homazh për dy skuadra me rivalitet të egër, duke qenë ato më të titulluarat në vendin fqinj (sot Juventus është në kuotën 36, Inter 19).

Gjatë viteve rivaliteti mes dy klubeve mbeti i ndezur por jo si në vitin 1961, rasti për tiu kthyer zjarrit ndodhi 20 vjet më parë me përplasjen e famshme Iuliano-Ronaldo. Në Torino ndeshja titull përfundoi 1-0 për bardhezinjtë falë një goli të Alessandro Del Piero, por në sytë e tifozëve zikaltër, edhe sot, mbetet vendimi i arbitrit Ceccarini për të mos akorduar një penallti pas ndërhyrjes së Mark Iuliano ndaj Ronaldo Fenomenit, e pastaj në përmbysjen e fronteve fërshëlleu penallti për Juventus me Pagliuca që grushtoi goditjen e numrit 10 bardhezi.

Në 2006, Calciopoli ndryshoi, ndoshta përgjithmonë, historinë e rivalitetit mes Juventus e Inter. Rrëzimi i bardhezinjve në Serie B e dorëzimi i titullit kampion 2005/06 për zikaltrit është akoma motiv debati. Tifozët interistë e quajnë “titulli i ndershmërisë” ndërsa ata juventinë “titull kartoni”.
Tripleta e 2010 e Inter, me polemikat e Josè Mourinho, e shtatë vitet e triumfeve bardhezi janë aktet e fundit të një konfrontimi që nuk është kurrë banal: mjafton të kthehesh tek 2-3 i San Siro vitin 2018 me kartonin e kuq për Vecino e një fitore e Juventus që kishte vlerën e një kampionati tjetër të siguruar.

Për të mos harruar edhe sezonin e kaluar kur bardhezinjtë fitonin 3-2 në Torino falë një penalltie të kontestuar fort nga interistët, por që nuk prishi asnjë punë për zikaltërit të cilët ngritën titullin e 19-të në historinë e tyre. Sot rinis gjithçka nga e para.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter juventus inter juventus

Sondazh

Poll