Sport

Nuk ka kampionat për boksierët e Kosovës, Serbia i ndalon për herë të tretë në kufi

24 Tetor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Nuk ka kampionat për boksierët e Kosovës, Serbia i ndalon

SERBI– Delegacioni i boksit i Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi as sot, në tentativën e tyre të tretë, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi. Ditën e djeshme, ekipi i boksit u ndalua dy herë të kalonte kufirin me Serbinë, për shkak të simboleve të Kosovës në veshjet e sportistëve.

Këtyre të fundit u është kërkuar heqja e tyre në mënyrë që të kalonin kufirin serb. Ekipi i Kosovës provoi edhe njëherë mbrëmë, pa simbolet e shtetit të Kosovës, por sërish nuk u lejuan.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport boks kosova serbia boks kosova serbia

Sondazh

Poll