Sport

SUPERIORE/ Laçi i falet Mazrekaj-t, Teutës i mjafton një penallti ndaj Egnatia-s

23 Tetor 2021, 14:51 Nga DOSJA
SUPERIORE/ Laçi i falet Mazrekaj-t, Teutës i mjafton një

SHQIPËRITeuta ka arritur të fitojë minimalisht 0-1 ndaj Egnatias në shtëpinë e këtyre të fundit që deri tani kishte marrë statusin si “surpriza” e kampionatit. Skuadrës durrsake i ka mjaftuar penalltia e shndërruar në gol në minutën e 80′ nga kapiteni Sherif Kallaku.

Një triumf që e kthen te fitorja skuadrën e drejtuar nga Edi Martini pas asaj humbjeje ndaj Tiranës javën e kaluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Tirana e vendit të parë që pret të bëjë ndeshjen e saj ndaj Partizanit në derbi të hënën në mbrëmje.

KASTRIOTI-LAÇI 0-1

Duhej të vinte java e 6-të që Laçi të siguronte fitoren e parë në kampionat. Kurbinasit janë ‘’ringjallur’’ pas mbërritjes së trajnerit Sero Noka duke mundur Kastriotin minimalisht 0-1. Goli erdhi në pjesën e dytë në minutën  72-të, ku pas një krosimi të Roganoviç, Mazrekaj gjeti bukur cepin e portës duke u dhënë avantazhin kurbinasve. Vetëm kaq mjaftoi, që Laçi të arrinte fitoren e parë në kampionat duke dalë nga zona e ftohtë e tabelës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kastrioti laçi superiore teuta kastrioti laçi superiore teuta

Sondazh

Poll