Sport

BUNDESLIGA/ Bayern pa mëshirë ndaj Hofffenheim, Dortmund fiton edhe pa Haaland

23 Tetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/  Bayern pa mëshirë ndaj Hofffenheim, Dortmund fiton edhe

GJERMANI-Bayern Munich nuk njeh rivalë në Gjermani. Në javën e 9-të të Bundesligës gjermane, kampionët në fuqi shkatërruan 4-0 Hoffenheimin duke siguruar fitoren e shtatë në nëntë ndeshje në elitën e futbollit gjerman. Një sfidë ku nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Robert Lewandowski, që arrin në kuotën e 10 finalizimeve, një më shumë se “ylli” i Dortmundit, Haaland.

Gnabry në minutën e 8-të dhe në 30′ Lewandowski shënuan në pjesën e parë ndërsa Choupo-Moting dhe Coman mbyllën takimin me futbollistët e Hoffenheimit që s’mundën të bënin asgjë për të ndryshuar fatin e kësaj sfide.

Vijon me hapin e Bayernit edhe Dortmundi, që fitoi 3-1 në fushën e Arminias së Bielefeldit. Mungesa e Haaland nuk u ndie në fushë, pasi verdhezinjtë e dominuan sfidën, duke shënuar me Emre Can që në minutën e 31-të me 11-metërsh, ndërsa në fundin e fraksionit hapës realizoi Hummels.

Talenti anglez Bellingham i çoi shifrat në 0-3 në të 72-tën, ndërsa golin e nderit për Arminian e realizoi Klos me penallti tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt.Nuk ndryshon asgjë sa i përket kreut të renditjes, me Bayernin që vijon të jetë i pari me 22 pikë, ndërsa Dortmundi ndjek me vetëm një pikë më pak.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich borussia dortmund bayern munich borussia dortmund

Sondazh

Poll