Sport

Milan bën dhe zhbën, pastaj “poker” Bologna-s, kuqezinjtë vuajnë ndaj skuadrës me…

23 Tetor 2021, 20:55 Nga DOSJA
Milan bën dhe zhbën, pastaj “poker” Bologna-s,

ITALI-Milan ka mposhtur me shifrat 4-2 ekipin e Bolognas. Ekipi i Piolit vuajti jo pak gjatë takimit, por në fund arriti të merrte fitoren duke çuar tre pikët në shtëpi.Pjesa e parë nisi në mënyrën më pozitive për kuqezinjtë, goli i parë do të vinte nga Leao në minutën e 16′, ndërsa në të 20-tën Soumaoro do të ndëshkohej me karton të kuq. Epërsia numerike u bë faktor i rëndësishëm për

Milanin që shënoi golin e dytë me Calabrian në minutën e 35′ duke çuar shifrat në 2-0.
Pjesa e dytë nisi ndryshe nga sa pritej. Edhe pse me 10 lojtarë, Bologna barazoi gjithçka në tre minuta. Autogoli i Ibrahimovic dhe goli i Barroë vendosën barazpeshën në Dall’ Ara.

Më pas do të ishte përsëri arbitri Valeri që do të nxirte nga xhepi një tjetër karton të kuq për Sorianon për një ndërhyrje të gabuar ndaj Ballo Toure duke e lënë me 9 lojtarë. Gjithçka u duk se po bëhej me e lëhtë për Milanin, por përsëri rastin e rradhës e kishte ekipi i Bolognës pa mundur ta çojë më tej surprizën.

Megjithatë, Milani kërkoi avantazhin deri në fund dhe në minutat e fundit të kohës së rregullt, Bennacer me një goditje fluturimthi, e largoi sikletin nga ekipi i Milanit duke e çuar rezultatin në 3-2. Vulën përfundimtare e vendosi Zlatan Ibrahimovic që e çoi rezultatin në 4-2 duke rregjistruar edhe rezultatin final në tabelë.Kështu, Milani ngjitet në vendin e parë në pritje të sfidës Roma-Napoli, me shpresën se ekipi i Spalletit do të pësojë humbjen e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bologna milan bologna milan

Sondazh

Poll