Sport

Jo vetëm fitorja me Bolognan, Milan zgjohet me lajme të mira: Theo rezulton negativ

24 Tetor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Jo vetëm fitorja me Bolognan, Milan zgjohet me lajme të mira: Theo

MILANO-Milan është zgjuar me një lajm të mire. Theo Hernandez ka rezultuar negative në testin për Covid-19. Është vetë klubi kuqezi që në faqen e tij zyrtare në internet konfirmon se Hernandez është shëruar plotësisht dhe nuk rezulton më i prekur nga Covid 19.

Ish-lojtari i Realit të Madridit do të rikthehet menjëherë në dispozicion të teknikut dhe mund të luajë që në ndeshjen e së martës kundër Torinos në kampionat.

Një lajm i mirë për Piolin që gjen mbrojtësin francez pas 11 ditësh pozitivitet dhe tashmë pret rikthimin e Brahim Diazit, gjithashtu në karantinë. Tashmë synimi është që ai të jetë në gjendje të mirë për derbin kundër Interit më 7 nëntor, por me siguri mbrojtësi i majtë do të jetë gati kundër Torinos dhe Romës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan theo hernandez milan theo hernandez

Sondazh

Poll