Sport

Alvarez, ylli i Ajaksit që i tha “jo” joshjes së Salma Hayek: Kërkoi ta çonte në…

23 Tetor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Alvarez, ylli i Ajaksit që i tha “jo” joshjes së Salma

FRANCËMesfushori i Ajax, Edson Alvarez, ka pohuar se skuadra franceze e Stade Rennais e ka kërkuar me ngulm, madje duke përdorur edhe aktoren hollivudiane Salma Hayek, që njëkohësisht është bashkëshortja e presidentit të Rennais, Francois-Henri Pinault.

Alvarez ka pranuar për De Telegraaf: “Si një bashkatdhetare e njohur meksikane, ajo më thirri dhe u përpoq me lajka të më bindte të vija në Francë. Kjo më befasoi, por zgjedhja ime ishte Ajax dhe unë ia shpjegova.Ajo është një shembull sepse si meksikane ajo luftoi për të qenë këtu ku është sot”.

Alvarez ka zhvilluar 50 ndeshje me Meksikën që nga viti 2017 dhe ka shënuar dy gola. Lojtari ndihmoi skuadrën të fitonin  “Golden Cup” në vitin 2019.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ajax edson alvarez salma hayek ajax edson alvarez salma hayek

Sondazh

Poll