Sport

“Idiot, budalla”! Shkëndija në duelin Versappen-Hamilton, holandezi i tregon..

23 Tetor 2021, 12:30 Nga DOSJA
“Idiot, budalla”! Shkëndija në duelin Versappen-Hamilton,

SHBA-Në provat e lira të Çmimit të madh të Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati rivalitet të ashpër mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen,që këtë sezon po duelojnë ashpër për titullin në Formula 1 dhe rivaliteti sa vjen e ndizet, kur kanë mbetur edhe 6 gara deri në fund.

Kampioni i botës parakaloi holandezin në dy kthesa që nga fillimi i xhiros së shpejtë, duke zënë pozicionin e tij, duke bërë pikërisht atë manovër që çmend të gjithë pilotët.Në pistë, Max e përshëndeti Lewis me gishtin e mesit.

“Idiot, budalla”, tha holandezi në radio, ndërsa menjëherë pas përfundimit të provave shtoi se – Nuk e di çfarë kishte ndërmend, pasi më shoqëroi përgjatë gjithë vijës dhe më pas më shtyu të dal jashtë në momentin që po frenoja”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 1 hamilton verstappen formula 1 hamilton verstappen

Sondazh

Poll