Sport

VIDEO/ Gol dhe festë me shqiponjë! Armando Broja çmend Southampton

23 Tetor 2021, 17:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Gol dhe festë me shqiponjë! Armando Broja çmend

ANGLI-Armando Broja ka shënuar për të dytën ndeshje radhazi me Southampton, por pa mundur do t’i japë fitoren “Shenjtorëve”. Shqiptari shënoi golin e dytë në ndeshjen kundër Burnely që përfundoi me rezultatin 2-2. Një finalizim që na kujton golin që i tha fitoren Shqipërisë në Hungari. Pasi mori topin në qendër, mori një pozicion të prirët dhe shkarkoi të djathtën, duke befasuar portierin mik.

Duhet kujtuar që në pjesën e parë Broja pati një mundësi realizimi, por nuk gjeti hapësirat e duhura për të goditur, ndërsa në një tjetër rast lëvizi bukur brenda zonës, duke shmangur mbrojtjen, pasoi në shtyllën e dytë ku Redmond, në mënyrë pabesueshme, nuk mundi të shënonte.Broja la fushën në minutën e 79-të, i zëvendësuar nga Adams.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll