Aktualitet

U grabit dhe dhunua! Çangu, dëshmitar në procesin “Shullazi”, jepte para me fajde

24 Tetor 2021, 12:11 Nga DOSJA
U grabit dhe dhunua! Çangu, dëshmitar në procesin

TIRANË– Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili u torturua dhe grabit nga 10 persona mbrëmjen e kaluar ka qënë dëshmitar në procesin gjyqëso ndaj Emiliano Shullazit.

Në procesin gjyqësor të vitit 2016, Çangu ka pohuar para gjykatës së Krimeve të Rënda se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Mësohet se Çangu jepte para me fajde në zonë dhe shpesh për këtë arsye i krijoheshin probleme.

Policia ka nisur të hetojë se nëse grabitja e mbrëmjes së djeshme mund të ketë lidhje me ndonjë konflik borxhi që ka pasur në të shkuarën. Policia i ka sekuestruar biznesmenit aparatin celular për të parë komunikimet e fundit si edhe ka administruar dëshminë e tij në lidhje me karakteristikat fizike të autorëve apo dyshime të tij.

LAJMI KRYESOR:VD-Grabitet dhe dhunohet nga 10 persona biznesmeni në Nikël, marrin 100 mijë euro

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet nazmi cangu nazmi çangu dhunohet nazmi cangu nazmi çangu

Sondazh

Poll