Aktualitet

VD-Atentati në Fier/ Autorët ishin dy! Gjenden 2 armë zjarri në makinën e djegur

24 Tetor 2021, 07:10 Nga DOSJA
VD-Atentati në Fier/ Autorët ishin dy! Gjenden 2 armë zjarri

FIER– Një makinë e djegur është gjetur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass. Mjeti u gjet pak orë pas atentatit ndaj Demir Backës në Fier. Mjeti është i tipit ‘C Class’ me portobagazh aty ku policia gjeti 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.


Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona.

Viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, Medi Backës, i cili është vrarë në 1997-ën. Policia është përqëndruar në të shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj më parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Ngjarja që tronditi qytetin e Fierit ndodhi rreth orës 20:40 mbrëmjen e djeshme në vendin e njohur si rrotullimi i një qendre tregtare në Fier, kur 57-vjeçari Demir Backa sapo po hipte në automjetin e tij tip Audi. Gëzhojat e kallashnikovit u shpërndanë kudo ndërsa Backa menjëherë u transportua për në spitalin e Fierit, por nuk mundi dot të mbijetonte.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet demir backa vritet demir backa

Sondazh

Poll