Aktualitet

U torturua nga 10 persona, Çangu: Njëri ishte i veshur si polic, më prenë gishtin

24 Tetor 2021, 09:53 Nga DOSJA
U torturua nga 10 persona, Çangu: Njëri ishte i veshur si polic,

TIRANË– Biznesmeni Nazmi Çangu ka rrëfyer grabitjen dhe dhunën që ka ndodhur ndaj tij nga 10 persona të armatosur dhe të maskuar. Ai ka treguar se ishte në gjumë në momentin që autorët janë futur në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës. Çangu ka rrëfyer se është lidhur dhe dhunuar nga autorët të cilët ishin në kërkim të çelësit të kasafortës. Ai tregon se i kanë prerë gishtin dhe i kanë shkaktuar fraktura të shumta në trup. Një prej personave ishte i veshur me uniformë policie, ka treguar biznesmeni.

‘Nga 1993-2007 kam punuar në policinë e shtetit dhe pastaj në policinë e Durrësit. Më pas më hoqën për punë partie. Kam shkolluar fëmijët me djersë dhe i bëj thirrje shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm dhe ambasadës amerikane se këtu nuk jetohet, kur të vijnë në dorë të shtëpisë, çtë mendosh për vende të tjera. Bëj thirrje të gjendet autori, më kanë prerë gishtin, më kanë çarë në kurriz, më rrahën, kam fraktura gjithandej. Këtu nuk jetohet më.

Nuk e mbaj mend orën sa ka qenë, ishim për një darkë me familjen dhe kemi ardhë, rreth orës 11 të darkës, rreth orës 2 më kanë ardhur 2 vetë në krevat, isha në gjumë dhe më tha policia e shtetit, i hapa sytë dhe kur mu ul njëri kishte një xhup të zi si një xhup polici, dhe tjetri kishte një triko dhe i thashë : Çfarë policie jeni ju, pastaj më vunë automatikun, më gjuajtën sa deshën, u përlesha me dy, më prenë gishtin dhe më kërkuan celësin e kasafortës, kishin mbyllur brenda dhe kalamajt. Më goditën në shqelm fytyrën, i kërkova unë dhe më dhanë sepse mu tha fyti nga gjaku. Kërkuan sërish celsin e kasafortës. Njëri hipi te rafti, gjeti një qese që kishte te 8 mijë euro, aty mori edhe celësat, ku ishin edhe celësat e kasafortës. Kishte dhe një kacavitë, e hapën dhe morën ca deshën. Kanë qenë 10 vetë. Më thanë jemi 10 vetë, të kemi rrethuar shtëpinë. Edhe familjarët i kanë keqtrajtuar, të gjithë”, tha ai.

LAJMI KRYESOR:Grabitet nga 10 persona të armatosur banesa në Nikël, dhunohet dhe lidhet pronari

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet biznesmeni fushë-krujë nazim çangu dhunohet biznesmeni fushë-krujë nazim çangu

Sondazh

Poll