Aktualitet

Banorët në Astir: Do ndërtohej lulishte, po bëhet pallat, nuk kërkojmë saraje…

24 Tetor 2021, 09:09 Nga DOSJA
Banorët në Astir: Do ndërtohej lulishte, po bëhet pallat,

TIRANË– Banorët e Astirit kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi kundërshtojnë ndërtimin e pallatit pranë tyre. Ata shprehen për ‘Faxneës’ se iu është premtuar se në zonë do të ndërtohej lulishte ndërkohë që po bëhet një pallat.

Banori: Është vendosur një perde e zezë, ishte planifikuar të ndërtohej lulisht po ndërtohet pallat. Janë dy shkallë që janë 120 familje, përpaset direkt muri me pallatin. Nuk e di kush ka qënë ai që e ka dhënë lejen, besoj as në Honolulu nuk jepet kjo. Këtu as nuk munë të fiket zjarri. 

Banori tjetër: Të vijë Rama dhe Veliaj vetë, se me fushatë kanë ardhur. Në fushatë na premtuan lulishte. Nuk kërkojmë saraje sic i kanë ata, duam të drejtat tona.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet astir proteste ne astir astir proteste ne astir

Sondazh

Poll